GREQI – Kufizohet ndjeshëm edhe orari i qendrave tregtare

ATHINË, 12 nëntor /ATSH-ANA/ – Supermarketet dhe qendrat tregtare do të mbyllen në orën 20:30 duke filluar nga e hëna e ardhshme, ndërkohë që të dielën, më 15 nëntor, ato nuk do të hapen, deklaroi sot ministri grek i Zhvillimit dhe Investimeve, Nikos Papathanasis për transmetuesin publik grek, ERT.

“Në këtë moment rrjedha e furnizimeve është normale dhe ka mjaft produkte, kështu që nuk ka asnjë arsye që ato të hapen të dielën”, tha Papathanasis.

Ai shtoi se sot dhe nesër, supermarketet  do të jenë të hapura deri në orën 21:00 dhe të shtunën deri në orën 20:00.

Masa do të zbatohet për gjithë kohëzgjatjen e bllokimit të vendit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.