“Emirates” humb 3,4 miliardë dollarë, për herë të parë në 30 vjet

DUBAI, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore ”Emirates” njoftoi sot humbje gjysmë vjetore prej 3,4 miliardë dollarësh (rreth 2,9 miliardë euro), për herë të parë që prej 30 vitesh, si pasojë e pandemisë së COVID-19, që ka paralizuar praktikisht transportin ajror.

“Për shkak të kësaj situate të pazakontë për industrinë e aviacionit dhe udhëtimit, grupi ”Emirates” regjistroi një humbje gjysmë-vjetore për herë të parë në më shumë se 30 vjet,” theksoi presidenti i linjës ajrore, Sheik Ahmed ben Saïd Al-Maktoum, në një deklaratë.

Për krahasim, ”Emirates” kishte regjistruar fitime prej 235 milionë dollarë (rreth 200 miliardë euro) gjatë së njëjtës periudhë në 2019, thuhet deklaratë.

Të ardhurat për gjysmën e parë të këtij viti ishin 3,2 miliardë dollarë (2,7 miliardë euro), rënie prej 75% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kjo shifër u mbështet pjesërisht nga sektori i ngarkesave, sipas komunikatës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.