COVID-19 – Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

BRATISLAVË, 11 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qeveria sllovake ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi në vend deri në fund të vitit, për të luftuar pandeminë e koronavirusit, njoftoi ministrja e Drejtësisë, Maria Kolikova.

E nisur në fillim të tetorit, gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë kompetenca shtesë për të vendosur masa më kufizuese dhe ishte menduar të përfundonte të shtunën.

Në total, në Sllovaki, deri më tani ka patur 414 vdekje nga COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.