245-vjetori i Korpusit të Marinsave/ Kim: Ju jeni forca e vijës së parë që na mbron

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Në mbarë botën, Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen çdo 10 nëntor me ballon tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës.

Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se, “edhe pse nuk kishim mundësi të organizonim ballon e marinsave këtë vit, ne festuam ditëlindjen e 245-të të Korpusit të Marinsave me të njëjtin solemnitet dhe gëzim”.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës.

Duke iu drejtuar marinsave, ambasadorja Kim tha se “ju jeni forca e vijës së parë që na mbron… ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë… Ju jeni më të mirët dhe më trimat që Amerika ka për të ofruar, dhe të gjithë ne jemi krenarë që ju bashkohemi në festimin e sotëm në nderin tuaj. Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!”. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.