UKRAINË – BB kredi 100 milionë dollarë për jugun e vendit të shkatërruar nga lufta

KIEV, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Banka Botërore do të financojë për Ukrainën një kredi prej 100 milionë dollarësh për rindërtimi i Donbasit, zona juglindore e vendit e shkatërruar nga gjashtë vjet e gjysmë luftë midis trupave të Kievit dhe separatistëve prorusë.

Njoftimin e bëri presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Twitter.

Ai shprehu mirënjohje për Bankën Botërore “për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.