Nis rindërtimi i 2 pallateve në Durrës/ Brenda 60 ditëve të gjitha kantieret do të jenë të hapura

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku vazhdon me ritme të larta riparimi në 7 lote për 459 pallate të dëmtuara nga tërmeti deri në nivelin DS1, DS2, DS3.
Rama tha se “dy lotet e fundit nisin së shpejti dhe në plot 647 pallate gjithsej kjo punë mbyllet në dy muajt e parë të vitit që po vjen”.
“Nis puna për pallatet e reja me dy kantieret e para dhe brenda 60 ditëve të gjitha kantieret e pallateve do të jenë të hapura, përfshi edhe kantierin e madh të infrastrukturës në lagjen e re në Spitallë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se në përfundim janë edhe projektet e zbatimit për meremetimet e thella në pallatet me dëme DS4, për të cilat nis së shpejti ngritja e skelave.
/m.m/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.