Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – FED mban normat e interesit pranë zeros

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Rezerva Federale Amerikane njoftoi sot se do të mbajë norma interesi afatshkurtra pranë zeros, në një vendim të pritur gjerësisht, që vjen ndërsa vendi mbetet në një gjendje pasigurie mbi zgjedhjet presidenciale.

“Aktiviteti ekonomik dhe punësimi kanë vazhduar rimëkëmbjen, por mbeten shumë poshtë niveleve të tyre në fillim të vitit”, tha në një deklaratë Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC), që vendos për rritjen e normave.

“Kushtet financiare mbeten rehatuese, me fluksin e kredive për familjet dhe bizneset që mbeten pozitive”, shtoi FOMC.

Vendimi i FED-it mban normat e interesit midis 0 dhe 0,25 %, ku kanë qenë që kur pandemia e COVID-19 shkatërroi ekonominë e SHBA në mars./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version