Kuvend/ Shqyrtohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kuvendi shqyrton sot në parim projektligjin  “Për buxhetin e vitit 2021”.

Për këtë projektbuxhet do të shprehen sot relatori Anastas Angjeli, Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe të gjitha Komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi.

Kuvendi shqyrton sot edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Kuvendi shqyrton edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.