Berat, dezinfektim strukturës së drurit në kishën “Fjetja e shën Mërisë” në Kala

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Vjeshta është periudha më e përshtatshme në marrjen e masave në kuadër të konservimit parandalues në ikonat dhe objektet prej druri në kisha.
Specialistët e Muzeut të Ikonografisë Onufri në vlerësim të këtij procesi realizuan kryerjen e dezinfektimit të gjithë strukturës së drurit në mjediset e kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit.
Qendra Kombëtare e Muzeumeve thekson se “dezinfektimi është kthyer në praktikë punë për specialistët e Qendrës Muzeore Berat, i cili kryhet periodikisht me shumë kujdes e përgjegjësi profesionale në këtë periudhë të vitit”.

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” pozicionohet në një vend dominues të lagjes “Kala”, e ndërfutur midis banesave të shumta dhe që dikur përfshi­hej në kompleksin e mitrop­olisë, gjurmë të të cilit ruhen edhe sot. Nga datimi i ruajtur mbi një nga portat e naosit, kisha është rindërtuar në vi­tin 1797 dhe përbën një nga monumentet më përfaqë­suese të arkitekturës pasbi­zantine në qytetin e Beratit.

Mjaft i spikatur është kon­servimi i mirë i ikonostasit me gdhendje druri dhe lyer me ar, i datuar në vitin 1806 dhe ku sot janë ekspozuar ikonat më të famshme të piktorëve më të njohur pasbizantinë në Shqipëri.

/k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.