SUEDI – Lofven: Situata e krijuar nga Covid-19 shumë serioze

STOKHOLM, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Suedia njoftoi sot se një maksimum prej vetëm tetë personash duhej të lejoheshin të darkonin së bashku në restorante ose kafene, në një përpjekje për të ndaluar një rritje të mprehtë të rasteve të koronavirusit.

“Ne e shohim që situata po shkon në drejtim të gabuar, ajo është shumë serioze”, tha kryeministri Stefan Lofven në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se më shumë pacientë po trajtoheshin në njësitë e kujdesit intensiv për raste të rënda të Covid-19 dhe kishte mundësi që fatalitetet të rriteshin.

”Një në pesë pacientë që merr kujdes intensiv është një pacient me Covid-19”, shtoi Lena Hallengren, ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Një tregues tjetër i ngarkesës së çështjeve në rritje ishte se tre rajone të tjera suedeze të martën këshilluan banorët të përmbaheshin nga vizitat në qendrat tregtare, muzetë, bibliotekat, pishinat dhe qendrat e fitnesit.

Këshilla tjetër ishte që të shmangej transporti publik.

”Këto rekomandime tani zbatohen nga shtatë në 10 persona në Suedi”, tha Lofven.

“Kemi një dimër të gjatë dhe të vështirë përpara. Të gjithë të bëjmë çmos për të ndaluar përhapjen e infeksionit”, tha Johan Carlson, kreu i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.