SLLOVAKI – Test COVID-19 negativ për udhëtarët në hyrje

BRATISLAVË, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria sllovake ka në plan të kërkojë nga udhëtarët që hyjnë në vend një test negativ COVID-19 të kohëve të fundit ose duke bërë një të tillë të shpejtë në kufi, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Marek Krajci.

“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 15 nëntori”, tha Krajci për kanalin e lajmeve “TA3”.

Sipas tij, deri në atë kohë, të gjitha vendkalimet kryesore kufitare do të kenë pajisjet e duhura të testimit, ndërsa disa më të vogla do të mbyllen./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.