PRAGË – Republika Çeke kontrolle të rrepta në kufirin me Austrinë, pas sulmit në Vjenë

PRAGË, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Policia çeke deklaroi se kishte filluar kontrollet kufitare me Austrinë, pas një sulmi të dyshuar terrorist në Vjenë nga njerëz të armatosur, që shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve.

“Policia po kryen kontrolle në automjete dhe pasagjerë në postat kufitare me Austrinë, një masë parandaluese pas sulmit terrorist në Vjenë”, tha policia.

Ajo shtoi se kishte vendosur “një mbikëqyrje të vendeve kryesore hebraike në Republikën Çeke”, një masë e cila “nuk merr parasysh vetëm situatën në Austri”.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek tha se agjencitë e zbatimit të ligjit ishin në kontakt me kolegët e tyre austriakë.

“Jam i tmerruar nga sulmi në Vjenë dhe dua t’i shpreh solidaritetin tim të gjithë popullit austriak dhe mikut tim (kancelarit) Sebastian Kurz”, shkroi kryeministri çek, Andrei Babis në Twitter./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.