Paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm u rrit me mbi 21% prej vitit 2013

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Nga 1 janari i vitit që vjen paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm llogaritet 75 550 lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se paga e një mësuesi në shkollat e mesme ka pësuar rritje me 21.3%, ose 12 961 lekë nga viti 2013.
Në vitin 2013 paga e një mësuesi në shkollat e mesme llogaritej 62 300 lekë, ndërsa nga 1 janari i vitit që vjen paga mesatare shkon në 75 550.

Mbi 35 mijë mësues në sistemin parauniversitar do të përfitojnë rritje pagash me 15% nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Sipas ministres Denaj, kjo rritje bëhet për t’i dhënë një vlerë të shtuar punës e përpjekjes që bëhet nga punonjësit e sistemit arsimor në të gjithë vendin./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.