ITALI – Papa Françesku bën thirrje për paqe dhe vëllazëri pas sulmit në Vjenë

ROMË, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku bëri thirrje për një përgjigje jo të dhunshme ndaj sulmit terrorist në Vjenë, duke ofruar lutjet e tij për viktimat.

“Unë shpreh dhimbjen dhe tronditjen time për sulmin terrorist në Vjenë dhe lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Mjaft më me dhunë”, shtoi ai.

”Le të forcojmë paqen dhe vëllazërinë së bashku. Vetëm dashuria mund ta bëjë urrejtjen të heshtë”, shkroi ai në Twitter.

Në sulmin e djeshëm në qendër të Vjenës, humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 22 të tjerë./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.