AUSTRI – Tri ditë zi kombëtare pas sulmit terrorist në Vjenë

VJENË, 3 nëntor /ATSH-APA-ANSA/ – Qeveria austriake ka dekretuar tri ditë zi kombëtare, pas sulmit të djeshëm në Vjenë.

”Katër persona humbën jetën pas sulmit terrorist në Vjenë”, deklaroi ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Viktima e katërt ishte një grua e moshës midis 40 dhe 50 vjeç, e cila vdiq në një spital të Vjenës.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia të hënën në mbrëmje.

”Ai ishte simpatizant i grupit të milicisë ekstremiste ‘Shteti Islamik”, sipas Nehammer./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.