AUSTRI – ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Vjenë

VJENË, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) mori përsipër sot sulmin e kryer një ditë më parë në qendër të Vjenës, ku mbetën të vrarë katër persona, në një deklaratë të botuar në Telegram.

Deklarata e ISIS-it thotë se një luftëtar i të ashtuquajturit Kalifat hapi zjarr vdekjeprurës pranë një sinagoge dhe Operës së Vjenës.

Në një tekst të veçantë, i shoqëruar me një foto të sulmuesit të armatosur, agjencia e propagandës Amaq përmend një sulm me armë, i kryer dje nga një luftëtar i ISIS-it në qytetin e Vjenës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.