PORTUGALI – Kryeministri Costa kërkon gjendje të re të jashtëzakonshme

LISBONË, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Kryeministri portugez, Antonio Costa tha sot se i ka kërkuar presidentit të miratojë një gjendje të jashtëzakonshme, që do t’i japë qeverisë më shumë pushtet për të marrë masa kundër shpërthimit të COVID-19.

“Kjo është një lëvizje parandaluese dhe do t’i japë shtetit mbështetje më ligjore për të kufizuar lëvizjen, për të matur temperaturat e trupit në vende publike ose private, për të forcuar burimet shëndetësore duke përdorur sektorin privat dhe për të lejuar forcat e armatosura të ndjekin virusin”, tha ai.

Kërkesa e Costa-s për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme do të vlerësohet nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa.

Ky i fundit tha se do ta miratojë kornizën e re ligjore vetëm nëse ajo do të ketë mbështetjen e shumicës në parlamentin portugez./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.