Kantieri i ujit në Rubik/ Ritme të larta për të garantuar furnizimin 24 orë me ujë të banorëve

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kantieri i ujit në Rubik vijon punën me ritme të larta për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm e të pandërprerë për 3900 banorët e zonës urbane Rubik dhe 653 banorët e Munazës dhe Fierzës, brenda vitit 2021”.
Rama ndau pamje nga punimet që po kryhen në ujësjellësin e Rubikut, ku janë realizuar 31% e punimeve për të modernizuar sistemin.
Rama tha se janë 11.53 km linjë e re dërgimi dhe 16 km rrjet i ri shpërndarës që do të garantojë 24 orë ujë për banorët.
Ujësjellësi i Rubikut datonte nga viti 1960 dhe kishte një sistem tërësisht të degraduar. Banorëve të Munazës dhe Fierzës nuk iu ofrohej shërbimi i furnizimit me ujë.
Sot janë realizuar 31 % e punimeve dhe do të garantohet përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së ujit për banorët. /m.m/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.