GJERMANI – Merkel kërkon respektim të kufizimeve antiCOVID-19

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi gjermanëve të ndjekin kufizimet e reja, që kanë hyrë sot në fuqi, veçanërisht reduktimin drastik të kontakteve, për gjithë muajin nëntor, për të arritur një kthesë në luftën kundër pandemisë.

“Kjo është në duart e secilit për të arritur këtë muaj suksesin tonë të përbashkët, për të arritur një kthesë”, deklaroi drejtuesja në një konferencë shtypi në Berlin.

“Nëse arrijmë gjatë katër javëve të ardhshme të ngadalësojmë qarkullimin e virusit, atëherë ne do të kemi kushtet e nevojshme për një muaj dhjetor më të durueshëm”, shtoi ajo duke parashikuar se drita në fund të tunelit ishte ende larg.

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se festat e fundvitit, përfshirë Krishtlindjet, do të reduktohen në bashkime të kufizuara familjare, ndërkohë që kufizimet e reja hynë në fuqi në të gjithë vendin për një muaj.

“Këto do të jenë Krishtlindje nën kushte të vendosura nga koronavirusi, por nuk do të jenë Krishtlindje në vetmi (…), ne duhet të mendojmë për takime familjare të ngushta, ndoshta me masa paraprake”, theksoi drejtuesja konservatore në një konferencë shtypi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.