REPUBLIKA ÇEKE – Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjasë deri në Krishtlindje

PRAGË, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Një gjendje e jashtëzakonshme e shpallur në Republikën Çeke për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të shkojë deri në Krishtlindje, paralajmëroi sot ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.

”Një kthim në normalitet nuk është çështje ditësh, por javësh dhe muajsh, duke iu referuar kohës që do të duhet që numri i infeksioneve të reja ditore të bien përsëri në qindra”, i tha ai transmetuesit çek CT.

Shifra e fundit nga autoritetet tregoi 11 428 raste të reja në 24 orë.

Më shumë se 3 250 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Dhoma e Deputetëve, dhoma e ulët e parlamentit çek, miratoi të premten një zgjatje të gjendjes së tanishme të jashtëzakonshme të paktën deri më 20 nëntor. Kjo përfshin një shtetrrethim natën, si dhe mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së bizneseve.

Vendi erdhi përmes valës së parë të koronavirusit në pranverë relativisht i padëmtuar, por që prej asaj kohe ka luftuar me një rritje të shpejtë të shkallës së infeksionit nga shtatori./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.