“Në luftë nuk falet të humbësh dy herë”, Topalli: Zgjedhjet fitohen me një lider të pakorruptuar

TIRANË, 31 tetor /ATSH – I. Vata/ Ish-kryetarja e Kuvendit, ish-figurë kryesore e Partisë Demokratike, e cila tashmë i është bashkuar nismës “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli u shpreh sot se “një drejtim i ri i pakorruptuar e mund Ramën”.

Ajo iu drejtua demokratëve duke u shprehur se “për ata pak që kane ngelur e besojnë tek humbësit, latinët thonin: “Bis peccare in bello non licet” (në luftë nuk falet me humb dy herë)”.

“Një drejtim i ri i pa korruptuar e mund Ramën”, shprehet ajo.

Ditë më parë Topalli iu bashkua nismësi “Lëvizja për ndryshim”, si forcë e re politike që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.