Ferma e familjes Gjonaj në Tropojë/ Nga pikë modeste blegtorale, në sipërmarrje që rritet çdo vit falë mbështetjes së AZHBR-së


TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tpla, Tropojë, në fermën e familjes Gjonaj, ku falë mbështetjes financiare të AZHBR është bërë transformimi e zgjerimi i një pike modeste blegtorale, në një sipërmarrje që rritet vit pas viti në numër krerësh.

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor e Rural, Frida Krifca theksoi se “ky investim është mbështetur nga buxheti i shtetit”.

“Është një fermë blegtorale e financuar me një shumë prej 11.7 milionë lekë të reja dhe do të shohim se si është rritur falë këtij investimi të domosdoshëm. Ferma ka pasur 10 lopë dhe tani ka 45 lopë dhe 25 viça”, tha Krifca.

Ajo theksoi se investimi konsiston në rikonstruksionin e sallës ekzistuese dhe rindërtimin e hambarit.

Krifca theksoi se “vetëm 3 muajt e fundit kemi ndihmuar të ngrihen 8 ferma blegtorale dhe kemi mbështetur edhe fermerët e tjerë”. /m.m/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.