3 mijë e 126 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË, 31 tetor/ATSH/ Rastet me Covid-19 këtë të premte shënuan rekord në Kosovë. Po ashtu edhe numri i testimeve ishte më i larti deri më tani.

Gjatë ditës së djeshme u testuan 1.608 mostra, ndërsa 418 prej tyre rezultuan pozitive.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.