TURQI – Të paktën katër viktima dhe 120 të plagosur nga tërmeti

ANKARA, 30 tetor /ATSH-AA-AFP/ – Autoriteti turk për Menaxhimin e Fatkeqësive, AFAD tha se nga tërmeti në Izmir kanë humbur jetën katër persona dhe janë plagosur 120 të tjerë.

Të paktën katër persona humbën jetën dhe 120 u plagosën nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi sot shembjen e disa ndërtesave në Turqinë Perëndimore, sipas një raporti fillestar, të lëshuar nga Ministria turke e Shëndetësisë.

“Fatkeqësisht, katër bashkëqytetarë humbën jetën pas tërmetit (…) Në total, 120 të tjerë  u plagosën”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.