TURQI – Numri i turistëve në rënie me më shumë se 70% për shkak të COVID-19

STAMBOLL, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Numri i vizitorëve në Turqi shënoi një rënie me 71,34% gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2020 në raport me të njëjtën periudhë të viti kaluar, sipas të dhënave zyrtare.

Një total prej 11,9 milionë personash kanë vizituar Turqinë nga janari në shtator nga 41,5 milionë gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2019, sipas shifrave të Ministrisë turke të Turizmit.

Kufizimet botërore të udhëtimeve si pasojë e pandemisë kanë pasur një impakt negativ në industrinë e turizmit turk, një prej burimeve kryesore të të ardhurave të ekonomisë së brishtë të vendit.

Vitin e kaluar, Turqia ka fituar 34,5 miliardë dollarë nga të ardhurat turistike duke pritur 51,74 milionë turistë, një rritje me 5,5 milionë në raport me vitin 2018.

Turqia ka regjistruar rreth 371 000 raste me koronavirus dhe 10 099 të vdekur që prej njoftimit të rastit të parë më 11 mars./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.