TURQI – Erdogan: Jemi pranë qytetarëve dhe kemi mobilizuar gjithë forcat përballë këtij tërmeti

ANKARA, 30 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka publikuar një mesazh solidariteti për qytetarët e prekur nga tërmeti me magnitudë 6,6 ballë Rihter që goditi brigjet e Egjeut, pranë Izmirit.

“U uroj të shkuara të gjithë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti në Izmir”, shkroi presidenti turk në Twitter.

“Ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. U mobilizuam me të gjitha institucionet tona përkatëse dhe ministrat tanë për të filluar punën e nevojshme në rajon”, tha Erdogan./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.