Totali i depozitave bankare arrin në 1.25 trilionë lekë, në shtator u rritën me 8.2 miliardë lekë

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme në muajin shtator të këtij vit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në shtator 2020 depozitat bankare regjistruan një rritje të mëtejshme me 8.2 miliardë lekë ose 65 milionë euro, krahasuar me muajin gushtin. Ndërsa me bazë vjetore vlera e depozitave u rrit me 66 miliardë lekë ose rreth 6.5%.

Depozitat në valutë huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit.

Gjatë shtatorit, depozitat u rritën pothuajse në masë të barabartë si në lekë, ashtu edhe në valutë, me një shtesë prej 4 miliardë lekë tek të dy grupet.

Sipas BSH-së, totali i depozitave bankare në Shqipëri arriti në rreth 1.25 trilionë lekë ose rreth 10 miliardë euro. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.