Tërmeti në Turqi e Greqi/ Rama: Lutje për viktimat, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot trishtim dhe keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi dhe Greqi.

“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”, – theksoi Rama.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.