Strazimiri: Tamponë nuk ka në të gjithë vendin

TIRANË 30 tetor/ATSH – I. Vata/ Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri deklaron se tampone nuk ka në të gjithë vendin, ndërsa i kërkon kryeministrit Rama të dëgjojë të vërtetën.

“Hap veshët dhe dëgjo sesi mungojnë tamponet, sesi sorollaten qytetarët për të bërë testin dhe për të marrë përgjigjen. Boll rrëmove në të shkuarën e njerëzve, siç kanë bërë paraardhësit e tu me jetën e shqiptarëve për dekada me radhë. Për aq kohë sa të ka mbetur, merru me kujdesin e jetës së qytetarëve, me mjeket dhe infermieret që i ke lënë në mëshirë të fatit”, shprehet ai.

Po ashtu, Strazimiri shton se “tamponë nuk ka as në Durrës, tamponë nuk ka as në Elbasan, nuk ka në të gjithë vendin, sepse banda që drejton nuk do t’ia dijë për njerëzit. Dëgjoje të vërtetën dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.