STAMBOLL – Vdes ish-kryeministri turk, Mesut Yilmaz

STAMBOLL, 30 tetor /ATSH-AA/ – Ahmet Mesut Yilmaz, i cili shërbeu si kryeministër i Turqisë në vitet ’90, vdiq sot në një spital të Stambollit në moshën 73-vjeçare.

Mjeku kryesor i spitalit ”Florence Nightingale”, Ozgur Samilgil njoftoi për vdekjen e Yılmaz, i cili vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit.

Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i partisë ”Anavatan” (”Mëmëdheu”) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999, duke shërbyer si kryeministër për një periudhë prej dy vjetësh në total.

I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017./   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.