SPANJË – PBB në rritje pavarësisht Covid-19 dhe pikiatës në turizëm

MADRID, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës shënoi një rritje prej 16,7% në tremujorin e tretë në raport me tremujorin e mëparshëm, nën efektin e një rifillimi të fortë të aktivitetit, pas tronditjes brutale të shkaktuar në pranverë nga kufizimi i destinuar për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Mbi një vit, PBB ra me 8,7%, një shenjë që ekonomia e katërt më e madhe në zonën e euro është ende larg të arrijë nivelin e saj të para krizës, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i statistikat (INE).

Në tremujorin e dytë, PBB-ja u ul me 17,8%, pasi shënoi një rënie me 5,2% në tremujorin e parë.

Pas një kufizimi shumë strikt në muajt mars dhe prill, me një ndërprerje të plotë të të gjitha aktiviteteve jo thelbësore, aktiviteti rifilloi dukshëm, por shpejt hasi në kufizime të reja, në fund të korrikut dhe fillim të gushtit në rajone të caktuara, në kuadër të ngadalësimit të rritjes së mëtejshme të rasteve me COVID-19 në një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia.

Turizmi, një nga shtyllat e ekonomisë spanjolle, në veçanti përjetoi një verë katastrofike me një rënie prej rreth 75% të mbërritjeve të turistëve të huaj./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.