Shkolla “Sami Frashëri”/ Tabaku: Nuk po ndërtohet nga fondet e BE-së, do paguhet nga taksat e shqiptarëve

TIRANË 30 tetor /ATSH – I. Vata/ Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ku sipas saj, nuk po ndërtohet nga fondet e BE-së siç thuhet por nga shqiptarët që do paguajnë nga taksat e tyre 4.5 milionë euro.

Tabaku thekson se shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak sa kosto që do paguajnë shqiptarët.

“2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike. Dita e dytë dhe nuk punohet në sheshin ku presupozohet të ngrihet shkolla “Sami Frashëri”. Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet. Kjo shkollë nuk do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak”, tha Tabaku. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.