SHBA – Rekord infektimesh me Covid-19, 91 000 në 24 orët e fundit

UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Mbi 91 000 janë rastet e reja me koronavirus në SHBA, sipas shifrës së re të përditësuar nga universiteti ”John Hopkins” për 24 orët e fundit.

”Kjo është një shifër rekord, më e larta që nga fillimi i pandemisë”, theksoi ky universitet.

”Mendoj se një vaksinë do të jetë e sigurt dhe efikase rreth fundit të nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, deklaroi imunologu, Anthony Fauci, zyrtari më i njohur dhe më autoritar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë kundër COVID-19.

”Megjithatë, pyetja që ngrihet është pasi të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, ose më shumë se një, se si do të bëjmë për ta çuar atë tek njerëzit që kanë nevojë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.