Rinovimi pajisjeve të anijeve të peshkimit/ BE financon 1,5 milionë euro

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Për vitin 2021, instrumenti i radhës në ndihmë të sektorit të peshkimit është edhe program i granteve të financuara nga BE për rinovimin e pajisjeve të anijeve të peshkimit, me vlerë 1,5 milionë euro.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, programi në mbështetje të peshkimit ka rritjen më të madhe të buxhetit për vitin 2021 krahasuar me programet e tjerë.

Rritja është 201% adreson injektimin e financimit për investime dhe modernizimin e peshkimit.

Sipas MBZHR, politikat që do të ndiqen në kuadër të këtij programi janë në përputhje me Politikën e Përbashkët të Peshkimit të BE dhe të Strategjisë Kombëtare të Peshkimit me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

“Me rëndësi është fillimi i projektit madhor për rindërtimin e 3 porteve të peshkimit në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin me financim nga kredia italiane prej 25 milionë euro. Do të vijojë gjithashtu mbështetja për ngritjen e infrastrukturës së markatove të peshkut nëpër porte, ku është planifikuar përfundimi i ndërtimit dhe funksionimit të markatos së peshkut në Vlorë”, thekson MBZHR. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.