MV –  934 raste të reja dhe pesë vdekje nga COVID-19

SHKUP, 30 tetor /ATSH-MIA/ – Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua sot një rekord i ri në rastet ditore, 934, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend, u raportuan edhe pesë të vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i pacientëve të rinj të shëruar gjatë ditës së fundit është 454.

Spitalet në vend janë në maksimumin e kufijve të tyre. NATO dërgoi 60 aparate për frymëmarrje, për të ndihmuar anëtaren e saj më të ri, për të përballuar krizën.

Qeveria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse në publik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.