Mbështetja për bletarinë/ Në 2013 u ndanë 19.2 milionë lekë, në 2020 fondi arriti në 163 milionë lekë


TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Fondi publik për mbështetjen e bletarisë në vitin 2020 u rrit me 749%, krahasuar me vitin 2013.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa statistika konkrete që dëshmojnë rritjen e mbështetjes me fonde publike për bletarinë.

“Mirëmëngjes dhe me krahë të lehta”, tha Rama, ndërsa shpërndau një video informuese mbi fondet në dispozicion të mbështetjes së bletarisë.

Konkretisht, përfituesit e skemave të mbështetjes për bletarinë me fonde publike u rritën me 430% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2013.

Në vitin 2013 ishin gjithsej 275 përfitues, ndërsa në vitin 2020 arritën në 1458 përfitues.

Po ashtu, në vitin 2013 fondi ishte 19.2 milionë lekë, ndërsa në vitin 2020 arriti në 163 milionë lekë, pra u rrit me 749%. /m.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.