Masa antiCovid/ Karantinim dyjavor për çdo kafshë të importuar dhe blerë nga fermat private

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Me qëllim parandalimin e përhapjeve të sëmundjeve infektive Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka forcuar rregullat e sigurisë në fermat e mbarështimit të kafshëve dhe të shpendëve.

Urdhri i Ministrisë të Bujqësisë i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se “kafshët e importuara apo të blera nga ferma private dhe tregje duhen të vendosen në izolim (karantinë) të paktën për dy javë dhe të kryhet monitorimi nga afër i shëndeti të tyre, nëse është e mundur t’u nënshtrohen edhe analizave laboratorike”.

Punonjësit e fermave sipas urdhrit të Ministrisë të Bujqësisë duhet të jenë të pajisur me veshjet mbrojtëse dhe në hyrje të çdo ferme duhet të ndërtohet vaska e dezinfektimit të mjeteve. Sakaq fermat e mëdha duhet të jenë të pajisur me regjistër për vizitorët që nënshkruajnë hyrje-daljet dhe të zbatojnë rregullat për veshjet mbrojtëse. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.