Makina më e shpejtë në botë me 532,93 km/h quhet SSC Tuatara

NEVADA, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Ishte mëngjesi i së shtunës së 10 tetorit dhe në rrugën numër 10 në Nevada, pak jashtë Las Vegasit, gjëmimi i fuqishëm i një biturbo V8 paralajmëroi shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë.

Makina zhduket në horizont sa hap e mbyll sytë, pastaj kthehet prapa dhe duket se është edhe më e shpejtë. Në timon është shoferi profesionist me famë ndërkombëtare, Oliver Webb.

Instrumentet regjistrojnë një shpejtësi prej 484,53 km/h dhe më pas 532,93 km/h, me një mesatare prej 508,73 km/h.

Makina e këtij rekordi të ri është një SSC Tuatara një model dhe markë pothuajse e panjohur.

Motori, një klasik 8V i Amerikës së Veriut, nxjerr 1 750 Kf.

Kjo fuqi e madhe menaxhohet nga një kuti ingranazhesh manuale me kompjuter.

”Performanca e makinës, pasqyron përkushtimin dhe vëmendjen me të cilën ne kemi arritur këtë rezultat”, theksoi Jerod Shelby, CEO i SSC. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.