Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj euros

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, leku forcoi pozitat ndaj monedhës së përbashkët euro dhe humbi terren me dollarin amerikan krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.93 lekë ose 0,04 lekë më pak se një ditë më parë dhe monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,44 lekë duke u kuotuar në vlerën e 106.16 lekëve.
Në pozita të kundërta këmbehen sot me lekun edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u forcua me 0,19 lekë dhe këmbehet me 137.48 lekë ndërsa franga zvicerane humbi 0,13 lekë dhe këmbehet me 115.87 lekë. /a.a//r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 106.16 +0.44
Euro EUR 123.93 -0.04
Poundi Britanik GBP 137.48 +0.19
Franga Zvicerane CHF 115.87 -0.13
Jeni Japonez (100) JPY 101.67 +0.09
Dollari Australian AUD 74.67 +0.20
Dollari Kanadez CAD 79.66 +0.27
Korona Suedeze SEK 11.93 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.13 -0.05
Korona Daneze DKK 16.64 +0.01
SDR SDR 149.90 +0.50
Ari(OZ 1) XAU 199013.91 +500.42
Argjend(OZ 1) XAG 2480.61 +25.79
Juani Kinez (onshore) CNY 15.88 +0.12
Juani Kinez (offshore) CNH 15.87 +0.12
Lira Turke TRY 12.71 0.00
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.