Hasa: 300 qytetarë në Elbasan presin për të bërë tamponin

TIRANË 30 tetor/ATSH – I. Vata/ Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa ka reaguar sot në lidhje  me testimet në Elbasan, ku sipas tij, njerëzit sorollaten për të bërë një testin.

Ai tha se Elbasani është në kaos, prej 1 jave nuk kryhen tamponë për COVID-19 dhe mbi 300 qytetarë janë në pritje.

“Në Elbasan njerëzit po sorollaten për të bërë testin, dhe mbasi e bëjnë sorollatja vazhdon për të marrë përgjigjen. Prej gati 1 jave nuk kryhen tamponë për COVID-19 dhe mbi 300 qytetarë po presin për të bërë tampon. E vetmja mjeke infeksioniste e Elbasanit është e karantinuar dhe as për të nuk kishte tampon. Ndërkohë që ka shumë vatra në të gjithë qarkun asnjë masë nuk po merret dhe institucionet flenë”, tha Hasa. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.