FRANCË -Le Maire: Me bllokimin e ri, recesioni arrin në -11%

PARIS, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Bllokimi i ri i dekretuar nga Franca do të sjellë nivelin e recesionit për vitin 2020 në -11%, kundrejt -10% të pritur deri më tani, deklaroi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, intervistuar nga radio ”France Inter”, në ditën e parë të mbylljes kundër valës së dytë të koronavirusit.

“Është një rishikim i moderuar, vetëm sepse kemi pasur një tremujor të tretë shumë të fortë, i cili përkthehet në një gjë të thjeshtë: qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e ekonomisë franceze”, shpjegoi ai.

Në tremujorin e tretë, sipas një vlerësimi të INSEE, Instituti i Statistikave Kombëtare të Francës, PBB u rrit me 18,2%.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.