COVID-19 – Morawieck kërkesë firmave shtetërore për ndërtimin e spitaleve të përkohshme

VARSHAVË, 30 tetor/ATSH-DPA/ – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u bëri thirrje gjashtë kompani të kontrolluara nga shteti, përfshirë dy rafineri naftës, një bankë dhe një kompani minierash bakri, të ndihmojnë në ndërtimin e spitaleve të përkohshme për të ndihmuar vendin të luftojë pandeminë.

Numri i rasteve të COVID-19 është në rritje të mprehtë javët e fundit, me mbi 21 000 raste të reja të raportuara sot.

Rritja e shpejtë e numrit të rasteve e shtyu qeverinë të zbatojë planin e saj për të ndërtuar spitale të përkohshme në të gjithë vendin.

“Përgjegjësia për Poloninë dhe polakët është pjesë e misionit dhe strategjisë sonë”, tha zyra e shtypit e bankës PKO BP, në një deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve PAP.

Aktualisht, spitalet polake po trajtojnë më shumë se 15 400 pacientë me COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.