BRUKSEL – Eurostat: PBB-ja e eurozonës në rritje me 12,7 % në T3

BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Ekonomia e zonës euro u rrit me 12,7 % në tremujorin e tretë, pas një rënieje dramatike tre muaj më parë për shkak të COVID-19, sipas një vlerësimi paraprak zyrtar.

“PBB-ja e rregulluar sezonalisht në të gjithë BE u rrit me 12,7 %”, tha zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.

“Deri më tani, këto janë rritjet më të mprehta të PBB-së, të vërejtura që nga fillimi i raportimit të statistikave në 1995”, shtoi institucioni.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se bllokimet e rinovuara për frenimin e një valë të dytë të virusit në të gjithë kontinentin mund të çojnë sërish në tkurrjen e ekonomive./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.