Teliti: Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona euro për inceneratorët

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Drejtori i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti deklaroi sot se, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët.

“Kush dëgjon gënjeshtrat e Rilindjes nga ministri i plotfuqishëm i Rindërtimit, mendon se Shqipëria është vendi i mrekullive, ndërkohë që mjerimin dhe braktisjen e ndjen çdo shqiptar”, tha Teliti.

“Propaganda: kemi alokuar 34 miliardë lekë (275 milionë euro) për vitin 2020 për procesin e rindërtimit”, u shpreh ai.

“Fakti: deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga Thesari i Shtetit për rindërtimin”, theksoi Teliti, i cili publikoi edhe treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar 2020. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.