Taskforca antiCovid/ AKU, 739 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 29 tetor /ATSH – I. Vata/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë tetë masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mungesë të librezave shëndetësore, si dhe mungesë Plani 3D.

AKU njoftoi se ka marrë 117 mostra kryesisht në monitorim të plehrave të përdorimit për bimësinë,  në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU si pjesë e taskforcës antiCovid vijon me monitorime dhe këshillime në të gjithë vendin  në biznese ushqimore dhe joushqimore, në zbatim të protokolleve.

Rritja e masës këshilluese nga ana e taskforcës ka shërbyer në sensibilizim të qytetarëve për mbajtjen e detyruar të maskës për mbrojtjen ndaj virusit.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve. /j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.