Skema kombëtare rrit me 58% mbështetjen për fermerët në vitin 2021

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Qeveria ka rritur fondet publike në mbështetje të fermerëve  përmes Skemës Kombëtare që do të zbatohet në vitin 2021.

Mnistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, projektbuxheti i vitit 2021, specifikisht për Skemën Kombëtare adreson një fond prej 1.8 miliardë lekë që parashikon një rritje të mbështetjes për fermerët në masën 58%.

Skema Kombëtare parashikon vijueshmërinë e mbështetjes për masat e aplikuara edhe gjatë këtij viti me qëllim konsolidimin e mbështetjes për sektorët prioritarë si blegtoria, prodhimi në serra, bletaria dhe certifikimi i standardeve të prodhimit.

Ndërkohë që programet e financimit në bujqësi krahas Skemës Kombëtare, përfshijnë grante nga Programin IPARD II, Fondin e Garancisë Sovrane për kreditimin e bujqësisë si dhe projektet e shumë donatorëve të ndryshëm. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.