SHBA – PBB rritje rekord 33,1% në TIII 2020

UASHINGTON, 29 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi një rritje ekonomike në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje historike të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të saj prej 33,1% në ritëm vjetor, sipas një vlerësimi paraprak të Departamentit amerikan të Tregtisë, publikuar sot.

Kjo e dhënë sugjeron se vendi po del pak nga pak nga recesioni, por kjo rritje, e zbuluar pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale me përfundim të pasigurt, u mbështet në thelb nga ndihma bujare e dhënë nga qeveria federale për familjet dhe bizneset përballë pandemisë COVID-19, që tashmë shumica kanë përfunduar.

SHBA favorizon evolucionin e PBB-së me një normë vjetore, e cila e krahason me atë të tremujorit paraardhës dhe më pas projekton evolucionin gjatë gjithë vitit me këtë ritëm.

Kjo e ndërlikon krahasimin me vendet e tjera, të cilat llogaritin më shumë në bazë vjetore,  rritja krahasohet me atë të të njëjtit tremujor të vitit paraprak./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.