Samsung rrit fitimet falë telefonave dhe kartave të memories

SEUL, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Kompania Samsung raportoi një rritje të fitimeve në raportin e saj të fundit tremujor, kryesisht falë biznesit të saj të kartave të memories dhe kërkesës së vazhdueshme për telefonat e saj inteligjentë, Galaxy.

”Fitimi neto u rrit 49% nga viti i kaluar në 8,2 miliardë dollarë, në tremujorin e tretë të vitit 2020”, theksoi gjiganti elektronik i Koresë së Jugut në një deklaratë.

Shitjet e telefonave inteligjentë u rritën me gati 50%, dhe kompania gjithashtu përjetoi një rritje të fortë në shitjet e pajisjeve elektronike të konsumit.

Samsung është një lider botëror në tregun e kartave të memories, telefonave inteligjentë dhe televizorëve.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.