Ministrja Balluku rezulton pozitive me COVID-19

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive pas testimit për COVID-19.

Në njoftimin për mediat, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se “ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës”.

“Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, apelon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.