LONDËR – Laburistët pezullojnë ish-shefin Corbyn për reagimin ndaj një raporti kundër antisemitizmit

LONDËR, 29 tetor /ATSH-DPA-AFP/ – Partia opozitare Laburiste pezulloi ish-shefin e saj, Jeremy Corbyn lidhur me reagimin e tij për një raport që bënte fjalë për antisemitizmin në këtë parti dhe luftën kundër tij, sipas Press Association.

“Për shkak të komenteve të tij të bëra sot dhe të dështimit për t’i tërhequr ato, Partia Laburiste pezulloi Corbyn në pritje të një hetimi”, tha një zëdhënës i saj.

Raporti nga Komisioni i pavarur për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut (EHRC) zbuloi mungesa serioze për sa i takon hetimeve mbi antisemitizmin në Partinë Laburiste.

”Diskriminimi dhe mungesa e vullnetit për të luftuar antisemitizmin është një turp”, sipas Partisë Laburiste britanike.

Jeremy Corbyn kishte shfaqur rezerva rreth një raporti dekurajues mbi reagimin e partisë, kur ai ishte në drejtimin e saj, ndaj antisemitizmit.

Corbyn shkroi në Facebook se nuk i pranonte të gjitha përfundimet e raportit, i cili nxjerr në pah ngacmimin dhe diskriminimin brenda partisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.